“Dramë” në Aeroportin e Prishtinës: Disa aeroplanë kanë mbetur në qiell, s’po mund të aterojnë

Disa aeroplanë po vazhdojnë të qëndrojnë në qiell duke pritur momentin për t’u ulur në pistën e Aeroportit të Prishtinës.

Dendësia e mjegullës që ka rënë në një pjesë të vendit, ka ndikuar që ato të mos mund të realizohen, raporton JOQ Kosova.

Informacionet nga faqja e Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, tregojnë se dy aeroplanë ende nuk kanë ateruar, deri sa në orën 21:50 sipas orarit të rregullt aeroplani i kompanisë Pegasus, që ishte nisur nga Stambolli duhet ta kishte bërë zbritjen.

Ndërkohë, edhe ai i kompanisë Enter Air që ishte nisur nga Verona, ka mbetur pa ateruar, derisa sipas orarit lëshimin do të kishte bërë në orën 19:45. Ai ka ateruar në një aeroport tjetër.

Në anën tjetër, aeroplani i kompanisë Tuifly, ku udhëtararët po vinin nga Bazeli, është dashur të kthehet sërish në vendin e nisjes.