Dreka modeste me bukë, djathë e domate. Jeta e mjerueshme e 31-vjeçarit që vd*iq mbi skela për 260 mijë lekë

Ergys Brahimi është një nga të rinjtë, i cili humbi jetën për pasojë të kushteve të mjerueshme e skandaloze të vendit ku punonte për të mbajtur veten dhe familjen e tij.

Ai humbi jetën dy ditë më parë pasi së bashku me Orjan Kodrën ra nga skela ku po punonte. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtorë të firmës “Skela Syla” mbetën të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

Një foto që të prek në shpirt po qarkullon në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një postim të shpërndarë nga i ndjeri Brahimi…

Ai ka ndarë me miqtë e tij të Facebook drekën modeste që konsumonte. Në tasin me produkte të sjella nga shtëpia të punëtorit përfshiheshin ullinjtë, buka, djathi dhe domatet.

31-vjeçari nuk merrte më shumë se 260 mijë lekë të vjetra në muaj dhe gjeti vdekjen për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy teknikët e kompanive dhe është shpallur në kërkim Petrit Syla, pronari i skela “Syla”.