Connect with us

DROGA E SEKUESTRUAR NË NJË TUNEL NË TIRANË, DALIN EMRAT E 7 PERSONAVE TË ARRESTUAR

Kuriozitete

DROGA E SEKUESTRUAR NË NJË TUNEL NË TIRANË, DALIN EMRAT E 7 PERSONAVE TË ARRESTUAR

DROGA E SEKUESTRUAR NË NJË TUNEL NË TIRANË, DALIN EMRAT E 7 PERSONAVE TË ARRESTUAR

Goditet një grup kriminal në Tiranë që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Grupi kriminal është goditur gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise Tirane Ardi Veliu.

Gjatë një komunikate për mediat, Veliu ka thënë se operacioni i koduar “Muzgu” është zhvilluar në Pyllin e Zenelajve ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit.

Gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar 220 bimë kanabis dhe 146 kg lëndë narkotike kanabis të fshehur në thellësinë e një tuneli.

Ai ka thënë më tej se nga ky operacion kanë rënë në pranga 7 persona, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Mes të arrestuarve, 3 prej tyre janë organizatorë, ndërsa 4 janë ndihmës.

Emrat e personave të prangosur vijojnë si më poshtë:

1. Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

2. Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

3. Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

4. Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

5. Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

6. Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

7. Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës. /a.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top