Connect with us

Drogë e prostitucion, kapen në Durrës tre persona të shpallur në kërkim

Kuriozitete

Drogë e prostitucion, kapen në Durrës tre persona të shpallur në kërkim

Drogë e prostitucion, kapen në Durrës tre persona të shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Specialistët për Hetimin kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Durrësit, në vijim të operacionit "Vjeshtë 2017" kanë bërë të mundur ndalimin e tre personave, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Mësohet se në pranga janë vënë: Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak; Eduart Bukmishi 55 vjeç, banues në Sukth.

Në ngarkim të shtetasit Indrit Driza, Gjykata e Cantezaro / Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim". Maksimumi i dënimit është 22 vjet burgim.

Në ngarkim të Eduard Bukmishit, Gjykata e Cantezaro / Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 10.10.2017.

Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht: Ernest Shutina 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.

Në ngarkim të shtetasit Shutina, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top