Connect with us

“Dua të të shoh si konkurrent”, Igli Tare sapo na tregoi pasionin e ri të Lorik Canës

Video

“Dua të të shoh si konkurrent”, Igli Tare sapo na tregoi pasionin e ri të Lorik Canës

"Dua të të shoh si konkurrent", Igli Tare sapo na tregoi pasionin e ri të Lorik CanësL. Çela

Sport

igli

Lorik Cana sot mori një surprizë nga Igli Tare në emisionin "Exclusive" në TCH.

Ish-kapiteni i kuqezinjve do që të bëhet si ish-sulmuesi i kombëtares sonë, i cili aktualisht është drejtor sportiv te Lazio dhe po korr shumë suksese në Serie A.

Në emisionin që iu dedikua atij, Cana tha:

Në aspektin drejtues, udhërrëfyesi dhe ai i cili ka bërë emër nga shqiptarët është Igli. Ai është i suksesshëm. Arritjet e tij na bëjnë mirë të gjithëve. Këta njerëz duhet t’i falenderojmë për atë që kanë bërë, sepse janë shndërruar në një shembull për t’u ndjekur”.

Tare e uroi nëpërmjet emisionit Canën dhe e mirëpriti me sfidë:

I dashur Lorik. E mban mend kur ishim në zyrën time dhe bisedonim për të ardhmen tënde dhe një nga dëshirat e tua ishte të bëje profesionin tim? E kishe me mëdyshje, por tashmë të uroj suksese. Të kam konsideruar si mikun dhe vëllain tim të vogël. Dua të të shoh në nivele shumë të larta edhe në arenën ndërkombëtare dhe të të kem si konkurrent”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top