Connect with us

Durrës, tentoi të kalojë 23 kg drogë drejt Italisë, pranga 41 vjeçarit

Kuriozitete

Durrës, tentoi të kalojë 23 kg drogë drejt Italisë, pranga 41 vjeçarit

Një 41 vjeçar ra në prangat e policisë teksa tentoi të trafikojë Cannabis Sattiva drejt Italisë.

Policia sekuestroi 23.2 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Më datë 13.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa  AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba  llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban.

Menjëherë u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 23 pako me peshë rreth 23.2 kg me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

• Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike” e mbetur në tentative parashikuar në nenin  283/a, 22 të Kodit Penal.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top