E dashura e Olsi Bylykut feston ditëlindjen, aktori e emocionon me surprizën

Ndonëse prej kohësh përpiqeshin ta mbanin sekret, pak muaj më parë u zbulua se Olsi Bylyku është në një lidhje me një vajzë të quajtur Egli. Tanimë Olsi nuk i kursen fotot me të dashurën dhe dedikimet ndaj saj.

Sot Egli feston ditëlindjen dhe Olsi i ka bërë një surprizë që e ka emocionuar shumë bukuroshen.

Çifti ndodheshin në një lokal duke darkuar kur papritur kanë filluar fishekzjarret dhe Eglit i ka ardhur në tavolinë një ëmbëlsirë.

Në videot e publikuara Egli shfaqet e habitur pasi siç duket nuk e priste aspak që Olsi ta surprizonte në këtë mënyrë.

E dashura e Olsit ka treguar edhe një prej dhuratave që ka marrë për ditëlindje, një kuti me lule nga Klea Huta.