E dashura i shkoi tek puna me Kadillakun e dikujt tjetër, 20-vjeçari i bën veprimin që nuk pritej

Një i ri në Florida ka përfunduar pas hekurave pasi përdori një traktor për të hedhur dhe’ në makinën ku ndodhej e dashura e tij.

Sipas autoriteteve, Hunter Mills i kërkoi partneres që t’i bënte një vizitë tek vendi i tij i punës pasi kishte diçka për t’i thënë.

Por, gjërat morën për keq në momentin që e dashura arriti me një Cadillac të bardhë të 2010, që nuk ishte e saja por e dikujt tjetër.

Në nerva e sipër, Mills shkoi mori një traktor dhe derdhi dhe’ sipër makinës brenda së cilës ndodhej partnerja e tij.

Sikur të mos mjaftonte kjo, dritaret e automjetit kishin qenë të hapura dhe e gjithë balta u fut brenda.

Hunter përfundoi në burg dhe u lirua të mërkurën pasi pagoi 1,000 dollarë gjobë.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania