Kuriozitete
E dhimbshme, gjendet në banesë trupi i pajetë i një personi
E dhimbshme, gjendet në banesë trupi i pajetë i një personi
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në oborrin e një banese në Himarë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, në fshatin Shën Vasi, Himarë, në oborrin e banesës së tij, ku banonte i vetëm është gjetur i pajetë shtetasi L.Q., rreth 50 vjeç.
Kanë qenë të afërmit e viktimës ata që kanë konstatuar trupin pa jetë të shtrirë në oborr dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Nga këqyrja dhe verifikimi paraprak trupi i pajetë nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera, prandaj dyshohet se vdekja mund të jetë natyrale.
Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes./b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.