Connect with us

E pëlqeni shumë verën? Ja sa litra nga kjo pije konsumon një shqiptar në vit

Video

E pëlqeni shumë verën? Ja sa litra nga kjo pije konsumon një shqiptar në vit

E pëlqeni shumë verën? Ja sa litra nga kjo pije konsumon një shqiptar në vitS. Bardhi

Lajme

Vera është ndër pijet më të hershme, e cila prodhohet nga rrushi dhe ka vetinë që sa më e vjetër të jetë aq më e mirë bëhet.

Harta më poshtë dhe artikulli i botuar nga revista Monitor paraqet botën sipas konsumit të verës për frymë. Vendet, territoret e të cilëve janë me ngjyrë më të errët konsumojnë më shumë dhe vendet me ngjyrë të çelet konsumojnë më pak.

Nga të dhënat e hartës, e krijuar nga Instituti i Verës, shqiptarët konsumonin në një vit 7.8 litra verë. Megjithatë konsumi real mund të jetë më i lartë për shkak të informalitet të madh dhe prodhimit të verës në mënyrë artizanale (shënim i Monitor).

Në të gjithë rajonin, konsum më të ulët për frymë ka Kosova me 0.14 litra në vit për person, ndërsa më të lartin e ka Maqedonia me 40 litra verë për person në vit.

Nivel të ulët konsumi ka dhe Mali i Zi, shtetasit e të cilit konsumojnë vetëm 0.7 litra verë në vit.

Vendet me konsumin më të lartë

Shtete me konsumin më të lartë të verës janë qytet-shtet e Andorrës dhe të Vatikanit, ku në secilin prej tyre konsumohet përkatësisht 56.9 litra dhe 56.2 litra verë për person në.n vit. Në vend të tretë renditet Kroacia me 46.9 litra verë. Kroacia është njohur për prodhimin e verave cilësore, të bëra me varietet rrushi autokton.

Edhe pse me famë për sa i përket prodhimit të verës, Franca dhe Italia nuk kanë rrëmbyer vendet e para për sa i përket prodhimit, por janë renditur përkatësisht në vendit e pestë dhe të dhjetë.

Në listën me 20 vendet me konsum më të lartë nuk gjendet as Argjentina dhe as Kalifornia, të cilët gjithashtu janë ndër vendet me prodhuese të verës.

Vendet me konsumin më të ulët

Më pak verë konsumojnë vendet e botës arabe, ku alkooli është i ndaluar. Në vendin e parë për konsumin më të ulët është Pakistani. Në Pakistan konsumi për frymë i verës është 0.00019 litra për person. Në vend të dytë renditet Jemeni, ndërsa në të tretin Afganistani me 0.00075 litra për person.

Konsum të ulët ka edhe në Arabinë Saudite, ku ka ligje të forta për sa i përket konsumit të alkoolit. Në Arabi konsumi për frymë është 0.003 litra.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top