E rëndë/ 21-vjeçarja shuhet pas operacionit plastik në hundë

Një vajzë e re, 21-vjeçare ka humbur je.tën pasi iu nënshtrua një operacioni për rimodelimin e hundës në një klinikë private në Itali. Maria Chiara Mete pësoi arrest kardiak dhe më pas përfundoi në koma. Ajo u dërgua me urgjencë në një tjetër spital ku mjekët e deklaruan të vde.kur.

Familja e vajzës deklaroi se mund të ketë pasur një reaksion ndaj medikamenteve të përdorura për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen gjatë ndërhyrjes.

Hetuesit kanë nisur hetimet dhe thanë se ishte urdhëruar kryerja e autopsisë në trupin e 21-vjeçares.