Connect with us

E rëndë në Bulqizë, humb jetën një minator

Kuriozitete

E rëndë në Bulqizë, humb jetën një minator

E rëndë në Bulqizë, humb jetën një minator

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një prej minierave të Bulqizës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se nga aksidenti i ndodhur brenda minierës ka ndërruar jetë minatori Eduart Dama, 20 vjeç.

I riu është zënë poshtë nga një masiv gurësh që janë shembur brenda një galerie, teksa ai ka qenë duke punuar.

Mësohet se në kohën kur është shembur masivi shkëmbor që ka zënë poshtë minatorin ai ka qenë duke punuar në zonën D të minierës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj inxhinierëve dhe administratorëve të galerisë ku punonte 20-vjeçari. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top