Connect with us

E tmerrshme çka do të ndodh sonte tek “Fate të kryqëzuara”

Showbiz

E tmerrshme çka do të ndodh sonte tek “Fate të kryqëzuara”

Hazall dashurohet me Demirin. Ozan djeg fotografitë e të ëmës. Xhansu nuk ha asgjë e as Xhihani.

Ozkan nevrikoset me Denisin që e ka lënë Xhansunë në momentin e saj më të vështirë. Engin i kujton Ozkanit se ai ka bërë të njëjtën gjë me Gylserenin. Harun shikon fotografitë e Hazallit me Demirin dhe kupton se ata janë çift. Xhihan falenderon Demirin që ka ndihmuar Hazallin dhe e pyet për ortakërinë e tij me Harunin.

Xhihan i kërkon t’i shesë aksionet që ka tek Haruni. Harun i kërkon llogari Demirit për lidhjen me Hazallin. Xhihan i kërkon Mithatit t’i japë një ofertë të mirë Demirit për t’i blerë aksionet. Ekren mëson se kanë vrarë Xhandanin. Dilarës i vjen thirrja e gjyqit që Ekrem ka hapur për të provuar atësinë. Ekrem shet shtëpinë dhe merr një shumë të madhe parash. Kriminelët e diamanteve vihen pas Ozkanit pasi e dinë se ai pa Xhandanin tek ata.

Ozkan kupton se i janë vënë për ta vrarë. Ozkan, Keriman dhe Xhan shpërngulen në një hotel. Keriman revoltohet me Ozkanin që është përzier në punë të jashtëligjshme.Dilara i tregon Harunit për gjyqin dhe se dyshon që Asu dhe Alper i kanë ngritur kurth. Ozkan dhe Keriman marrin një tjetër shtëpi me qira. Ozan mëson se Xhihan ka një mbledhje me Demirin. Ozan, Mithat, Jëllërdëm dhe Xhihan paraqiten në mbledhje. Xhansu shpërthen në lot nga mungesa e Denisit dhe Emres.

Dilara ndërpret mbledhjen dhe i kërkon Xhihanit të shkojnë pranë Xhansusë. Njerëzit e Demirit sulmojnë me armë lokalin. Harun e kupton planin e Demirit dhe shkon të shpëtojë Ozanin. Harun plagoset rëndë duke mbrojtur Ozanin me trup. Ozani i thotë baba Harunit. Demir vetëplagoset që të mos kenë dyshime rreth tij. Mithat dhe Harun po luftojnë me jetën. Xhihan nuk ka qenë në vendngjarje pasi ka shkuar pranë Xhansusë. Xhihan dhe Dilara dërgojnë Xhansunë në spital. Xhihan nuk i përgjigjet telefonatave të Ozanit. Mithat vdes.

Ozan i tregon Xhihanit se çfarë ka ndodhur. Ai është i tronditur. Demir i thotë Xhihanit se sulmi ka pasur si objektiv atë. Xhihan informon Dilarën se Harun është në gjendje të rëndë. Dilara dëshpërohet. Doktorët i japin lajmin e vdekjes së Harunit Xhihanit dhe Ozanit. Ozan ndihet fajtor pasi Harun vdiq për ta shpërtuar.Dilarës i bie të fikët kur merr lajmin.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top