Connect with us

E zë korrenti në majë të shtyllës, elektricisti vdes në krye të detyrës

Kuriozitete

E zë korrenti në majë të shtyllës, elektricisti vdes në krye të detyrës

E zë korrenti në majë të shtyllës, elektricisti vdes në krye të detyrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një person ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë korrenti.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Fier, ku shtetasi S.V, rreth 50 vjeç ka mbetur viktimë.

50 vjeçari me profesion elektriçist, banues në fshatin Kurjan, ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike kur ka rënë në kontakt me korrentin.

Për pasojë elektricisti ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke mos pasur mundësi të dërgohet në spital për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top