Edhe pak ka mbetur: Publikohet teaser-i i filmit ‘I love Tropoja’

Së shpejti ekranet e kinemasë shqiptare, do të pushtohen nga filmi më i ri i Ermal Mamaqit, titulluar ‘I love Tropoja’. Filmi pritet të ketë një sukses të madh, pasi dhe kasti i aktorëve përfshin fytyra shumë të dashura për publikun shqiptar.

Xhirimet për filmin kanë përfunduar që prej disa javësh dhe kjo u festua me një mbledhje të stafit, i cili organizoi një festë madhështore ku u kënaqën duke kërcyer valle popullore. Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë rritet dhe kureshtja në rradhët e publikut, kjo pasi nga fotot dhe videot e publikuara nga Ermali, premtohet se do të jetë super interesant.

Ditën e sotme, moderatori ka publikuar një ‘teaser’ të filmit ‘I love Tropoja’, në të cilin shfaqen disa nga skenat më kulminante dhe duke lajmëruar se do të dalë në vitin 2020. Ky teaser është pritur shumë mire nga fansat, të cilët tani më shumë se kurrë po presin ta shikojnë të realizuar në kinema.

View this post on Instagram

@ilovetropoja_filmi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on