Connect with us

Egjiptianët e quanin “bima e përjetësisë”: Këto janë efektet e aloe veras në trupin tuaj!

Video

Egjiptianët e quanin “bima e përjetësisë”: Këto janë efektet e aloe veras në trupin tuaj!

E njohur për egjiptianët si “bima e përjetësisë”, aloe vera posedon shumë efekte shëruese – disa prej të cilave veçse mund t’i dini. Veç kësaj, ndoshta edhe e keni një bimë të tillë në shtëpinë tuaj, të cilën e mbani për nevoja të vogla, si për trajtimin e gërvishtjeve, prerjeve dhe djegieve. Megjithatë, me siguri nuk e keni ditur se aloe vera nuk kufizohet vetëm me këto benefite, por është edhe më e dobishme kur e konsumoni atë.  

Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, natyralë, përfshirë polisaçaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet dhe mineralet, transmeton Telegrafi.

Sipas Journal of Environmental Science dhe Health, aloe vera posedon edhe veti anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-fungale që ndihmojnë sistemin imun në pastrimin e trupit të toksinave dhe patogjenëve pushtues. Por kjo nuk është e gjitha çfarë aloe vera ofron.

Mineralet

Aloe vera ka ngarkesa minerale duke përfshirë kalcium, magnez, zink, krom, selen, natrium, hekur, kalium, bakër dhe mangan. Këto minerale punojnë së bashku për të nxitur rrugët metabolike.

Enzimat

Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amylase dhe lipase të cilat mund të ndihmojnë në tretje duke shkatërruar molekulat e yndyrës dhe sheqerit. Një molekulë në veçanti, Bradikinaza, ndihmon për të ulur inflamacionin.

Vitaminat

Një studim tregoi se aloe vera në fakt përmban vitaminë B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kjo do të ishte një lajm i madh për vegjetarianët dhe veganët në veçanti, të cilët shpesh nuk marrin sasi të mjaftueshme të B12 përmes dietës së tyre të rregullt. Studime të tjera kanë treguar se konsumimi i saj  mund të bëjë më aktive  vitaminën B12, që do të thotë se trupi mund ta absorbojë dhe ta përdorë më lehtë, duke ndihmuar kështu në parandalimin e mungesës. Aloe vera është gjithashtu një burim i vitaminave A, C, E, acid folik, kolin, B1, B2, B3 (niacin) dhe B6. Ndërsa mbetet e paqartë nëse mund të mbështetemi vetëm në aloe si një burim i B12, ai mund të përdoret  me një shtojcë për të ndihmuar në rritjen e absorbimit.

Aminoacidet

Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet esenciale të kërkuara nga trupi i njeriut. Ajo gjithashtu përmban acid salicilik, i cili lufton inflamacionin dhe bakteret. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top