Connect with us

Ekzekutoi prindërit në derën e shtëpisë, flet Leo Nika: Ja pse i vrava

Kuriozitete

Ekzekutoi prindërit në derën e shtëpisë, flet Leo Nika: Ja pse i vrava

Leo Nika është 29-vjeçari me origjinë nga Dibra që gjatë orëve të para të ditës së djeshme vrau në banesën e tyre në Durrës mamanë dhe babanë. Nika është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa po qëndron nën vëzhgim në komisariat.

Ai ka treguar përpara hetuesve se çfarë ndodhi atë mëngjes dhe cila ishte arsyeja që e çoi drejt kryerjes së aktit të rëndë. Kujtojmë se i riu, i cili është edhe baba i një fëmije, vuante nga probleme mendore, por që në spital nuk ka hapur asnjë kartelë që të dëshmojë kurimin e tij më parë.

U kisha kërkuar prindërve para për të ikur në Itali. Ata nuk më dhanë. Ndenja gjithë natën pa gjumë. Isha i hutuar”, – mëson BalkanWeb se Nika ka thënë përpara hetuesve.

Gjendja e rënduar psikologjike, varfëria e papunësia dyshohen të jenë disa nga faktorët që e kanë shtyrë Leon drejt një veprimi të tillë. Bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël jetojnë në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes për shkak të pamundësisë ekonomike të Nikës.

Siç u tha më sipër, Leo Nika nuk kishte një kartelë mjekësore për të dëshmuar gjendjen e rënduar psikologjike, por në shtëpi i janë gjetur një numër i madh medikamentesh, të cilat i përdorte ai vetë.

29-vjeçari po mbahet nën kontroll nga policia për shkak se rrezikon të kryejë vetëvrasje.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top