Elton Ilirjani thyen tabutë: Puthet me një mashkull në mes të emisionit

Këtë të premte i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” nga Bieta Sulo ishte biznesmeni i njohur tepelenas, Elton Ilirjani. Sot ishte dita e fundit në Shqipëri pasi ai është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe ka ndërtuar jetën.

Eltoni ka folur gjerë e gjatë rreth kauzës së tij “Lëvizja e buzëkuqëve”, duke treguar se përse ka lyer buzët në çdo qytet të Shqipërisë. Ai u shpreh se ndërmjet saj kërkon që t’i bëjë thirrje mentaliteteve “Pranojeni njeriun ndryshe”. Përpos intervistës me fjalë, biznemeni e ka treguar dhe me vepra që e pranon veten ashtu siç është siç duhet të bëjnë të gjithë. Eltoni e ka vulosur intervistën e tij me një të pu.thur në mes të studios.

Ai ka ftuar në studio një burrë të veshur me një kostum të zi, i cili në fytyrë mbante një maskë për të mbajtur të fshehur identitetin. Sapo ai u fut në studio, biznesmeni tepelenas u ngrit nga karrigia e tij dhe dy djemtë shkëmbyen një të pu.thur buzë më buzë.

Eltoni u shpreh se burri me maskë ishte thjesht miku i tij dhe e p.uthura ishte një provokim për t’iu thënë shqiptarëve që të pu.thësh në buzë një burrë nuk ka asgjë që të të heqë mendjen.