Elvana Gjata i lë të gjithë gojëhapur me pamjen në klipin e ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata e ka gati këngën e saj më të re që pritet të kthehet në hitin e kësaj vere. Kënga do të jetë solo dhe po xhirohet në Stamboll.

Ka qenë stilisti i Elvanës, Valdrin Sahiti që ka zbuluar sot pamjen me të cilën do e shihni këngëtaren në klip dhe po jua themi që tani që do t’ju lë pa fjalë.

Elvana shfaqet me një fustan mahnitës që i tregon format perfekte dhe një aksesor në kokë. Që nga veshja kuptohet se Elvana do vijë me një këngë ritmike.

Por kjo nuk është e vetmja këngë që Elvana do sjellë këtë verë pasi Elvana po përgatit edhe një projekt të dytë që do vijë në bashkëpunim./Xing.al