Ëmbëlsirë e shpejtë me kos

E shpejtë, e lehtë dhe mund ta gatuani në çdo kohë. Për përgatitjen e saj ju ju nevojiten vetëm 4 përbërës lehtësisht të gjendshëm.

Përbërësit:

800 gr kos.
400 ml qumësht.
1 limon.
200 gr biskota.

Përgatitja:
Shtoni kosin dhe qumështin në një tas të madh sëbashku me lëngun e limonit. Trazojini derisa të merrni një përzierje homogjene. Vendosni biskota në fudn të gotave dhe më pas hidhni nga përzierja me kos.

Ndiqni këtë proces për aq shtresa sa dëshironi. Mund ta dekoroni ëmbëlsirë me pak lëkurë të grirë limoni ose çokollatë të copëtuar.