Eni Koçi fotografohet në krahët e një mashkulli tjetër, reagon Genci

Eni Koci i ka habitur fansat ditën e sotme duke publikuar një foto ku shfaqet në krahët e një mashkulli. “Sekreti” është përshkrimi që Eni i ka vendosur fotos ndërsa mes komenteve të shumta dallohet ai i të fejuarit të saj, Gencit. Genci ka reaguar me dy emoji të habitura.

Mesa duket gjithçka është pjesë e këngës më të re të artistes. Edhe pse Eni para disa ditesh ka treguar se i fejuari i saj , këngëtari Genc Prelvukaj do të jetë po ashtu pjesë e klipit, duket se ai do të ketë një rol dytësor në gjithë këtë. Na mbetet të presim se çfarë ka rezervuar për të gjithë ne këngëtarja e talentuar.