Connect with us

Farat Chia, një thesar i vogël me përfitime të jashtëzakonshme!

Shëndetësi

Farat Chia, një thesar i vogël me përfitime të jashtëzakonshme!

Çfarë janë? 

Farat chia janë cilësuar nga ekspertë dhe nutricionistë të shumtë si një nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe i japin trupit dhe trurit tuaj përfitime të jashtëzakonshme. Sipas gjuhës antike të fiseve Maja, “chia” do të thotë fuqi.

Prejardhja

E njohur për ndikim tek kockat, zemra, niveli i sheqerit në gjak deri tek mirëfunksionimi i trurit, ja 10 përfitimet që mund të merrni nga kjo farë, mrekulli e natyrës e cila rritet në Amerikën e Jugut dhe është përdorur kryesisht nga fiset azteke.

Benefitet 

1. Farat e chia-s kanë një sasi elementësh ushqyes me shumë pak kalori
2. Janë të mbushura me antioksidantë
3. Pothuajse të gjithë karbohidratet në farën e chia-s janë fibra
4. Janë të pasura me proteina
5. Për shkak të fibrave të larta dhe përmbajtjes së pasur me proteina, mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë
6. Farat e chia-s kanë sasi të lartë të omega-3
7. Ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të Tipit 2
8. Janë të pasura me ushqyes për kockat
9. Farat e chia-s kanë ndikim të madh në parandalimin e Diabetit të Tipit 2.
10. Mund të përmirësojnë efektet e ushtrimeve fizike

Në 28 gramë fara chia:

Fibra: 11 gramë
Proteina: 4 gramë
Yndyra: 9 gramë (5 gr. janë Omega-3).
Kalcium: 18% e sasisë së rekomanduar për një ditë
Manganez: 30% e sasisë së rekomanduar për një ditë
Magnezium: 30% e sasisë së rekomanduar për një ditë.
Fosfor: 27% e sasisë së rekomanduar për një ditë

Gjithashtu mbajnë dhe sasi të madhe të zinkut, Vitaminë B3, potasium, vitaminë B1 dhe vitaminë B2.

Ku përdoren

Farat Chia janë një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3, fibrave, antioksidantëve, hekurit dhe kalciumit. Nëse i përzieni me ujë mund të zëvendësoni vezën. Farat Chia mund të hahen edhe të papërpunuara, por ato duhet të shtohen në një ushqim tjetër para ngrënies.
Mund ti përdorni gjithashtu në sallata dhe në smoothie. Rekomandohet mos ti hani me lugë sepse janë të vështira për tu përtypur dhe në kontakt me ujin farat fryhen e si rrjedhojë mund t’ju japin komplikacione fatale.

Ku gjenden

Farat chia në vendin tonë mund të gjenden aktualisht në çdo dyqan të pikës “Neranxi” apo në çdo dyqan tjetër të produkteve BIO.

Çmimi 

Çmimi i tyre varion nga 470 lekë të reja për 300 gram/fara chia.
Nga 800-1000 lek për kg.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top