Faydee bën shqiponjën dhe e quan veten shqiptar, shqiptarët i kthehen keq

Pas publikimit të këngës “Yalla Habibi” në bashkëpunim me Luanën, Faydee është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi. Këngëtari me famë botërore e ka pëlqyer aq shumë Shqipërinë sa ka vendosur ta thërrasë veten shqiptar.

“Shqiptar”, komenton Faydee në foton e postuar nga Luana ku shfaqen duke bërë shqiponjën.

Mirëpo shqiptarët nuk e kanë mirërpritur këtë deklaratë të këngëtarit duke shpërthyer në ofendime siç e shihni në komentet e mëposhtme.

Kujtojmë që bashkëpunimi i Luanës me Faydee pati shumë sukses dhe kënga brenda pak orësh arriti 1 milion shikime në Youtube.