Ferizaj në kaos total, reagojnë Ujqit: Kryesi, ku je zhdukur?

Ferizaj është një prej klubeve me më së shumti probleme financiare e organizative në Superligë.

Kryesia ua ka katër paga borxh futbollistëve, përcjellë Gazeta Olle.

Për situatën kaotike kanë reaguar edhe tifozët, Ujqit.

“Problemet financiare në klubin tonë po vazhdojnë ende, tani futbollistët tanë nuk kanë marrë pagat e tyre që 4 muaj!

Kjo gjendje e vështirë që eshte klubi ynë, duhet dikush të jep përgjegjësi, ose të na tregojë se çka po ndodhë brenda klubit!

Ne si tifozë shprehim pakënaqësitë tona për këtë situatë dhe apelojmë që të mirren masa për ta përmirësuar gjendjen e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit bardhekaltër. /Gazeta Olle/