Fevziu humbet sërish durimin me të ftuarit: Ju nxjerr të dyve jashtë

Një debat mes ministrit të Punëve të Jashtme Gent Cakaj dhe pedagogut Mark Marku ka bërë që drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu të humbasë durimin.

Marku duke replikuar me Cakajn tha se ai nuk e njeh këtë qeveri, as këto ministra, madje shtoi se s’ka ndërmend të paguaj as taksat.

Deklarata e Markut: Nuk duhet t’i paguajmë taksat këtij pushtetit që ka mendjen të uzurpojë gjithçka. Besoj se kjo do të jetë edhe lëvizja e rradhës e opozitës.Unë do të sillem si të dua, përsa kohë ai sillet si do vetë”.

Por këtu ka ndërhyrë Fevziu që ka thënë: Këtu duhet të silleni siç them unë, se ju nxjerr të dyve jashtë”.

Kjo nuk është hera e parë që Fevziu humbet durimin në emission Live. Kujtojmë rastin kur është revoltuar me Artan Lamen dhe i ka bërtitur me të madhe “Pushooooo”.