Fillon shtrimi i tapetit, ja si duket sot stadiumi me kullë

Shumë shpejt stadiumi i ri i kombëtares shqiptare, “Arena Kombëtare” do të jetë gati.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme pamje të reja nga puna që gjendet në fazat e fundit në stadiumin me kullë.

Njoftimi i FSHF-së:

Stadiumi i Ri, ka filluar shtrimi i fushës me tapetin e gjelbërt “.
Në videon e postuar duket se një pjesë e mirë është shtruar, dhe brenda pak ditësh pritet të përfundojë gjithçka.

Më pas, do të duhet një periudhë prej 30 ditësh që tapeti të lidhet me tokën, dhe të jetë gati për inaugurim.