Fiton edhe Shqipëria U21, kuqezinjtë e vegjël kthejnë me këmbë në tokë Kosovën

Pas triumfit të Shqipërisë në Moldavi 0-4, sot ishte radha e kombëtares Shpresa të fitonte.

Kuqezinjtë e vegjël kanë mundur 2-1 Kosovën, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

Tafa dhe Muçolli ishin autorët e golave për Shqipërinë në këtë fitore.

Goli i Baftiut për Kosovën erdhi shumë vonë për të shqetësuar kuqezinjtë dhe sfida u mbyll me suksesin 2-1.

Duhet theksuar se kjo humbje i prish shumë punë Kosovës, e cila kishte gjashtë pikë dhe shpresonte te kualifikimi në Europian.

Ndërkaq, me këtë fitore, Shqipëria është ngjitur në kuotën e 5 pikëve….