Connect with us

Flet kuksiani që gjeti portofolin me 1000 euro: E takuam gjermanin dhe ja si na shpërbleu

Kuriozitete

Flet kuksiani që gjeti portofolin me 1000 euro: E takuam gjermanin dhe ja si na shpërbleu

Sot një familje nga Kukësi e ka nisur ditën me një gjest tejet human , teksa kishte gjetur një portofol të një shtetasi gjerman dhe ia ka kthyer atë menjëherë bashkë me shumën monetare dhe me dokumtentat.

Ky lajm është bërë i ditur nga JOQ.al pasi Azem Brahaj bashkë me të birin lajmëruan se kishin gjetur një portofol dhe donin t’ia kthenin pronarit të tij, shtetasit gjerman.

Por si e takuan turistin gjerman Azem dhe i biri i tij? Një familjar i tyre ka shkruar pranë JOQ para pak minutash ku shprehet?

Falënderoj djalin tim Aldon qe mbas gjetjes se portofolit me 1100 euro dhe dokumente gjermane u mundua te lidhet me kte person per t’ia kthyer … Pasi u lidh nëpërmjet Facebook u dorezua  tek personi  te cilit i kishin humbur… Ketë gjest e bën çdo shqiptar por dhe gjermani qe u gëzua shumë kur mori dokumentet dhe portofolin dhe gjermani tregoj si qytetar evropian kulturën e tij u përgëzua ndërruam nr e telefonit dhe ne fund e falënderoj Aldon me 100 euro respekt. Rasti ne fjalë  ka Ndodhur ne Pogradec . personi icili ka gjetur portofolin me 1100 €  dhe dokumentat e Gjermanit patentë, kartë identiteti dhe pasaportë i janë kthyer  mbrapsht gjermanit”, përfundoi ai.

Një gjest që të ngre zemrat peshë.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top