Connect with us

Flet kushëriri i Arielës: S’do ketë hasmëri, ky muhabet mori fund

Kuriozitete

Flet kushëriri i Arielës: S’do ketë hasmëri, ky muhabet mori fund

Pak ditë më parë kur u mbajt ceremonia mortore e Ariela Muratit, familja e Aldison Belulaj nuk u pranua në varrim dhe u tha se familjarët tani jetojnë me frikën se mund të fillojë hasmëria midis dy familjeve. Mirëpo në një intervistë për “News 24”, kushëriri i Arielës shprehet se kjo histori ka marrë fund.

“Asnjëherë, jo, jo. Ky muhabet mori fund me ikjen e motrës sonë. Ne nuk duam më humbje njerëzish të dashur. Të gjithë kemi nëna, motra e vëllezër, por duhet t’i respektojmë ata”, është Saimir Dine.

Dine tregoi gjithashtu se presionet e Aldisonit kundrejt kushërirës së tij, i kishte marrë vesh 10 ditë para se të ndodhte ngjarja dhe shprehet se nuk ka shanse që Ariela të ketë qenë e lidhur me Aldisonin.

“Na ra si bombë kur dëgjuam që Ariela kishte lidhje. Ajo gjithmonë thoshte unë dua të mbaroj shkollën, pastaj të mendoj për jetën. Nuk ka pasur shanse të kenë qënë të lidhur. Unë motër vetë nuk kam e kisha si motër, do ma kishte treguar…por kjo jetë qënka ndryshe të keqen nuk e dike.

Ariela asnjëherë s’na ishte anukar për të për shkak të kërcënimeve që i bënte deri në momentin kur i arriti kulmi, vetëm para 10 ditësh para se ta vriste. Nuk ka ligj në botë që t’i thojë ai sot në shekullin e 21-të martohu me mua se dua unë…Fjalë nuk ka, dhimbja është e madhe si për ne dhe si për ata. Ai person që mori një vendim të tillë nuk e di si mud ta ketë bërë”, është shprehur kushëriri i Arielës.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top