Kuriozitete
Foshnja 4- muajshe mbërrin e vdekur në spital, nisin hetimet
Foshnja 4- muajshe mbërrin e vdekur në spital, nisin hetimet
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë nga qyteti i Sarandës, ku një foshnje katër muajsh ka ndërruar jetë.
Mësohet se fillimisht foshnja është dërguar për ndihmë mjekësore në ambulancën e Ksamilit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur për në spitalin e Sarandës, por ka ndërruar jetë përgjatë rrugës.
Prindërit thonë se ka pasur bark dhe të vjella, ndërkohë që mjekët po bëjnë ekzaminimet e rastit, por dyshohet për anomali kardiake
Paraprakisht thuhet se foshnja kishte lindur me probleme kardiake, çka dhe kanë sjellë gjendjen e rëndë shëndetësore të foshnjës.
Në spital ka mbërritur policia dhe pritet që ngjarja të hetohet për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së bebes dhe zbatimin e protokollit nga ana e mjekëve. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.