Fotini dhe Danieli nuk janë më bashkë, cila është arsyeja që ndau çiftin e BB9

Prej kohësh nuk kishim dëgjuar për çiftin fitues të “Big Brother 9”, që fituan dashurinë e publikut me historinë e tyre. Dikur ata postonin shpesh foto pranë njëri-tjetrit në faqen e përbashkët që kishin në Instagram me emrin “La Fo Da”.

Kjo faqe ka qenë e mbyllur prej disa muajsh dhe Fotini së fundmi ka arritur ta marrë sërish. Mirëpo menjëherë janë vënë re ndryshimet që ka bërë ish-banorja.

Fotinia e ka hequr emrin e Danielit duke vendosur vetëm emrin e saj dhe ka fshirë çdo foto që ata kishin bashkë.

Tanimë në faqen e tyre në Instagram janë vetëm fotot e Fotinisë nga udhëtimet apo foto me familjarët.

Nuk dihet ende arsyeja që çoi në ndarje një nga çiftet më të preferuar të publikut, por na mbetet të presim derisa Fotini ose Danieli të flasin vetë.