Connect with us

Fotinia i rikthehet dhe njëherë martesës me Danielin në “Big Brother”, ja çfarë thotë

Kuriozitete

Fotinia i rikthehet dhe njëherë martesës me Danielin në “Big Brother”, ja çfarë thotë

Fotinia i rikthehet dhe njëherë martesës me Danielin në “Big Brother”, ja çfarë thotë

Të shumtë ishin njerëzit të cilët e shihnin lidhjen dhe martesën e Fotinisë me Danjelin me shumë skepticizëm. Teksa ata të po martoheshin brenda në ‘Big Brother’, pohuan që gjatë këtij muaji do të organizonin edhe dasmën jashtë mureve të shtëpisë.

Por kjo nuk ndodhi. Çifti e konfirmoi pak ditë mê parë këtë gjë, duke bërë që ata që mendonim se dasma ishte bërë vetëm për show, ta përforconin këtë mendim. E ftuar në “Top Show”, Fotini ka një përgjigje për të gjithë.

“Pritej të kishte edhe komente pozitive, edhe negative. Disa thoshin që martesa jonë ishte thjesht për show, të tjerë mendonin se nëse nuk do fitonim, do humbnim dyfish, sepse do ndaheshim menjëherë pas spektaklit, por nuk ishte asnjë nga këto. Unë u futa shumë spontanisht në Big Brother dhe po aq rastësisht erdhi edhe lidhja ime me Danielin dhe më pas martesa.

Unë asnjëherë nuk besoja se do krijoja një lidhje gjatë spektaklit, pasi mendoja se lidhjet e krijuara aty nuk zgjasnin më pas. Gjithsesi, më duhet ta pranoj, se martesa që ndodhi në Big Brother, për mua dhe Danielin është gjëja më e bukur që kemi bërë”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur në lidhje me dëshirën apo planet për të bërë fëmijë, Fotinia e tha prerazi se ky është një plan i largët për të, sepse për momentin është e fokusuar te karriera. “Të paktën deri në moshën 30 vjeç, unë do t’i përkushtohem karrierës. Jam 23 vjeçe dhe nuk e kam në plan të bëj fëmijë së afërmi”, u shpreh Fotini. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top