Françeska Jaçe shumë larg fotove të Instas, i publikohen fotot pa photoshop

Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun pasi mori pjesë në Big Brother dhe që prej asaj dite ajo ka mundur që të jetë shpeshherë në qendër të vëmendjes me linjat e saj trupore që duken perfekte.

Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë…

Faqja “Vipat e Bllokut në Instagram” ka postuar disa foto të Françeska Jaçes pa photoshop.

Françeska ka pozuar në bikini të kuqe, por format e saj trupore janë ndryshe nga ato që ajo shfaq në Instagramin e saj.

Nuk dihet nëse këto janë apo jo të vërteta apo janë thjesht një përpjekje për të prishur imazhin e Françeskës, por deri më tani ajo nuk ka patur një reagim.