Kuriozitete
Fshehu 22 kg kanabis poshtë një ure, policia i gjen ca gjethe dhe e arreston
Fshehu 22 kg kanabis poshtë një ure, policia i gjen ca gjethe dhe e arreston
Policia e Korçës ka arritur të zbulojë dhe arrestojë se cili ishte personi që kishte fshehur drogën poshtë një ure në Korçë.
Mësohet se në pranga është vënë i riu Gjergji Tallko, 29 vjeç dhe banon në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në mjetin me targa AA657CS si edhe në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej: 233 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se shtetasi i mësipërm mund të jetë autori i ngjarjes së ndodhur në rrugën Korçë-Mali i Moravës, ku poshtë një ure janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 kg e 500 grm mbetje bimore të lëndës narkotike kanabis sativa.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.