Futbollistët e Llapit falin namazin e ikindisë para duelit me Gjilanin

Llapi pasi ndali Prishtinën tashmë ka ndal edhe një skuadër që po lufton për titull kampioni.

Sot, llapjanët luajtën baras 2:2 në udhëtim te Gjilani, ndeshje kjo që fare lehtë ka mundur të fitohet, pasi kishin epërsinë deri në minutën e 90-të, shkruan Gazeta Olle.

Mirëpo ajo që u veçua ishte veprimi i disa lojtarëve llapjan.

Ata para ndeshjes kishin zgjedhur të falin namazin në fushën e gjelbër.