Futbollistët e skuadrës së Superligës testohen për koronavirus!

Skuadra e Dukagjinit të Klinës ka kryer testet për koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit klinas në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi KF Dukagjinit njofton opinionin se sot gjatë ditës ka përfunduar testet për ‘COVID-19’. Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve nga Instituti i shëndetit publik, dhe për rezultatet e tyre, do njoftohemi nga IKSHP-ja. Gjithashtu, klubi jonë bën thirrje që të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të rrespektohen regullat e vëna nga IKSHP-ja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dukagjinit.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme testet e njëjta i ka kryer edhe Drita dhe Ferizaj.

Ndërsa dje një gjë të tillë e kanë bërë edhe skuadra tjera.

Klinë, 23 Maj 2020Klubi KF Dukagjinit njofton opinionin se sot gjatë ditës ka përfunduar testet për…

Gepostet von KF Dukagjini (Klinë) am Samstag, 23. Mai 2020