Kuriozitete
Futbollisti shqiptar në dark me shokët, i bën një dedikim plot dashuri njeriut të zemrës
Futbollisti shqiptar në dark me shokët, i bën një dedikim plot dashuri njeriut të zemrës
Përveç se një lojtar i shumë i aftë në fushë, Granit Xhaka na ka treguar se është një partner shumë i mirë jashtë saj.
Ishte Xhaka ai që i bëri të fejuarës, Leonita një propozim për martesë, që çdo vajzë do e dashuronte, është pikërisht ai që nuk resht së shprehuri dashurinë në asnjë moment.
Çifti aktualisht ndodhet larg njëri-tjetrit, Graniti në Angli dhe Leonita në Kosovë, por kjo nuk përbën një problem për yllin e Arsenalit.
Teksa kishte dalë me miqtë në një restorant, kuzhinieri kishte realizuar me ushqim një punim shumë të bukur ku shkruhet në anglisht “I love you” (të dua).
Xhaka u ndal për një moment që ta fotografonte, për t’ia dedikuar pikërisht të dashurës së tij, Leonitës, ndonëse shumë larg në hapërsirë./b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.