Connect with us

Fyerjet e Ramës, reagon Federata Europiane e Gazetarëve: Kjo sjellje duhet të ndalet

Kuriozitete

Fyerjet e Ramës, reagon Federata Europiane e Gazetarëve: Kjo sjellje duhet të ndalet

Fyerjet e Ramës, reagon Federata Europiane e Gazetarëve: Kjo sjellje duhet të ndalet

Federata Europiane e Gazetarëve, ka reaguar lidhur me shqetësimin e shprehur nga ana e gazetarëve lidhur me ofendimet e kryeministrit Edi Rama në drejtim të tyre një ditë më parë.

Në një deklaratë shoqata në fjalë dënon veprimin e kryeministrit dhe inkurajon gazetarët që të bëjnë punën e tyre. EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptarë pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

“Federata Europiane e Gazetarëve sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pëlqejnë politikanëve dhe kjo nuk është një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punën e tyre investiguese. Kjo sjelle e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet”, thuhet në deklaratë.

Ditën e djeshme pas seancës plenare, ku shumica në pushtet votoi, kundër kërkesës për heqjen e imunitetit parlamentar për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dyshuar për lidhje me veprimtarinë e një organizate trafikimi të drogës shqiptaro-italiane, kryeministri i tha gazetarëve gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë fjalë fyese dhe ofenduese.

"Turp për të gjithë ju dhe ata që janë si ju, të cilët ende nuk e keni kuptuar se ç’është kjo dhe vazhdojnë t'i torturojnë njerëzit me këto pyetje të pakuptimta. Pyetjet tuaja dalin nga injoranca, ju jeni aq injorantë, për të ardhur keq. Këto janë pyetje të mjerueshme, Ju transmetoni si tela bakri, që nuk kupton asgjë. Ju më vendosni në një pozitë idioteske me pyetjet tuaja. Si mund ta kuptoni kur nuk lexoni", u shpreh Rama. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top