Connect with us

Gjykata lë të lirë ish-shefi i Krimeve të Durrësit

Kuriozitete

Gjykata lë të lirë ish-shefi i Krimeve të Durrësit

Gjykata lë të lirë ish-shefi i Krimeve të Durrësit

Lirohet nga Gjykata e Durrësit, sh-shefi i Krimeve në Policisë së Durrësit, Krenar Behari, arrestuar dje për shpërdorim detyre.

Behari u arrestua pas urdhrit të dhënë nga prokurori Arjan Ndoji, pasi akuzohet se ka qenë i anshëm në një konflikt mes dy vëllezërve në Durrës ku ka arrestuar padrejtësisht njërin prej tyre dhe ka lënë të lirë tjetrin.

Duke e cilësuar arbitrar veprimin e Beharit, Prokurori Ndoja kërkoi arrestimin e tij duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

Por gjykata pasi verifikoi kushtet e masës së arrestit dhe dëgjoi palët, vendosi si masë sigurie “detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore”, ndërsa hetimet vazhdojnë ende. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top