Glikoja e shalqiut që do ju çmendë, ja dy mënyra si ta përgatisni shpejt në shtëpi

Sot do ju sjellim dy menyra se si te pergatisni glikone e shalqiut ne shtepite tuaja.

Mënyra e parë

Duhet 1 kg lëkurë shalqini, 2 shkopa vanilie, 2 limona, 1 kg sheqer. Për të përfituar një reçel gliko sa më të mirë, së pari ju duhet një shalqi me lekurë të trashë, pasi ky reçel behet vetëm me të bardhën e lëkurës së shalqinit.

Pasi të qëroni pjesën e jashtme jeshile të tij, priteni pjesën e bardhë në copa 1 centimetër të trashë. Futini copat e shalqinit në tenxhere dhe ziejini për 10 minuta. Ndërroni ujin e nxehtë me ujë të ftohtë dhe ziejini përsëri për 10 minuta. Pastaj futni copat në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i ndërroni ujin 6 – 8 herë për 24 orë.

Për një kilogram shalqi duhen 1 kilogram sheqer kaf, ose sipas dëshirës. Në tenxhere hidhet sheqeri dhe ujë sa të mbulojë nivelin e sheqerit. Ziejeni deri sa të keni shërbetin e trashë e pastaj hidhen copat e shalqinit.

Më pas shtohet edhe vanilja dhe 2 limonat e shtrydhur. Ziejeni edhe për 20 minuta dhe fikeni zjarrin. Hiqni shkumën dhe mbuloni tenxheren me napë deri sa të ftohet. Ruajeni në frigorifer dhe servireni të ftohtë

Mënyra e dytë

Duhen 1 kg lëkur shalqini të qëruara, 1 kg sheqer, 1/3 lugë kafe me vanilie, 1 limon (lëngun) Për lëkurat e shalqinit: 2 lugë supe me gëlqere, 10 gota me ujë

Përgatitja

Pasi të qëroni pjesën jeshile të jashtme të shalqinit prisni pjesën e bardhë të lëkurave në kubikë. Tretni 2 lugët e gëlqeres në 10 gota ujë dhe hidhni në të shalqinin e prerë në kubikë.

Lëreni shalqinin në ujin e gëlqeres për 2 orë dhe më pas kullojeni dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm. Në një tenxhere hidhni pjesët e shalqini, sheqerin dhe lërini të ziejnë në zjarr te ngadaltë.

Pasi fillon të trashet shtoni vanilien, lëngun e limonit përziejini mirë dhe lërini edhe 7 minuta te tjera ne zjarr me temperaturë të ulët. Hiqni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht..