Connect with us

Godet me grusht peshkaqenin, mjeku i shpëton sulmit vdekjeprurës

Kuriozitete

Godet me grusht peshkaqenin, mjeku i shpëton sulmit vdekjeprurës

Godet me grusht peshkaqenin, mjeku i shpëton sulmit vdekjeprurës

Një mjek britanik i shpëtoi vdekjes nga dhëmbët e një peshkaqeni falë reagimit të tij të shpejtë që e shtyu ta godasë grabitqarin e frikshëm me grusht. 25-vjeçari Charlie Fry, ishte duke notuar në një plazh të Sidneit, kur peshkaqeni u hodh nga uji dhe e mbërtheu në shpatullën e djathtë.

Gjëja e parë që me erdhi në mendje në ato momente, rrëfen i riu nga Mbretëria e Bashkuar, ishte sërfisti Mick Fanning, që grushtoi me sa fuqi kishte një peshkaqen gjatë një gare në 2015-ten.

I gjithë incidenti i asaj kohe u transmetua live dhe bëri bujë të madhe. “Kur e pashë të dilte nga uji, rrëfen mjeku duke iu referuar episodit që mund t’i kishte kushtuar jetën, nisa menjëherë t’i them vetes: gjuaji, gjuaji me grusht në hundë ashtu siç bëri Majku.

Dhe e godita me dorën e majtë. Shenjat e dhëmbëve të peshkaqenit janë të dukshme në krahun e mjekut 25-vjeçar”.

Policia thotë se grabitqari ishte rreth 2 metra i gjatë. Plazhi Avoca beach ku ndodhi incidenti u mbyll përgjatë gjithë ditës dhe autoritetet po e mbajnë zonën në vëzhgim. Deri tani këtë vit në Australi janë regjistruar 18 sulme peshkaqenësh, njeri nga të cilët rezultoi fatal. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top