Connect with us

Grimieri i Kim K. zbulon emrin e vajzës shqiptare që jeton me të, e njihni të gjithë

Showbiz

Grimieri i Kim K. zbulon emrin e vajzës shqiptare që jeton me të, e njihni të gjithë

Arieli është djali me origjinë shqiptare, një make-up artist që u bë i famshëm më së shumti falë punës së tij me motrat Kardashian-Jenner.

Arieli do të jetë në Shqipëri me datë 9 tetor ku do të zhvillojë një seminar tutorial për të gjithë të pasionuarit pas make up-it dhe për këtë ka folur i entuziazmuar në një lidhje me “Skype” në emisionin “Wake Up”. Arieli u shpreh mjaft i lumtur që do rikthehet në Shqipëri, pasi e ka vizituar edhe dy herë tjera dhe ka mbresa të mira, sidomos ushqimin shqiptar ai e ka cilësuar si gjënë më të mirë.

Por, ajo që ndoshta nuk dihej është se Arieli jeton në një shtëpi me Anxhelina Hadergjonaj prej vitesh në SHBA. Anxhelina Hadërgjonaj është vajza e Albërie Hadërgjonaj, e cila është zhvendosur prej kohësh në SHBA për studimet e saj, por duhet kujtuar që Anxhelina ka në CV-në e saj edhe karrierë si këngëtare dhe modele.

Megjithatë Ariel nuk ka folur më tej për marrëdhënien e tij me Anxhelinën, përveçse jetojnë nën të njëjtën çati.

Ndërkohë sa i takon raportit të tij me familjen Kardashian-Jenner, Arieli tregoi se ndihet mjaft mirë pranë tyre, pasi ato janë vajza që punojnë shumë dhe dinë të marrin kënaqësi nga puna e tyre që ua mundëson të jetojnë në luks.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top