Connect with us

Gruaja i pret penisin burrit dhe ia hedh në WC për një arsye qesharake

Kuriozitete

Gruaja i pret penisin burrit dhe ia hedh në WC për një arsye qesharake

Historia e shëmtuar vjen nga një provincë koreano-jugore. Një burri 50 vjeç i është prerë penisi në gjumë nga gruaja, e cila e hodhi organin në WC’në e shtëpisë.

Ajo është marrë menjëherë në pyetje nga policia, por akoma nuk është marrë asnjë masë. Duke rrëfyer tentativën për vrasje, 54-vjeçarja ka shpjeguar arsyen e këtij akti.

“Im shoq më lë pas dore dhe kalon gjithë kohën në fushën e golfit”, – ka thënë gruaja para hetuesve koreano-jugorë në qytetin e Yesou, në provincën e South Jeolla, Alarmin e ka dhënë një fqinj, i cili në mbrëmjen e 26 gushtit, ka dëgjuar papritur një ulërimë që vinte nga apartamenti ngjitur. Ata që ndërhynë, treguan se kanë parë gjak kudo, mes shtratit të çiftit dhe banjës.

Mësohet se 54-vjeçarja vijonte të qëndronte në shtëpi edhe pasi e kishte hedhur organin në wc-në e banjës. Ndërsa burri është shtrirë në tokë nga dhimbjet e mëdha. Transporti i shpejtë në spital i ka shpëtuar jetën, përcjell Gazeta Shqip.

Gruaja është identifikuar me nofkën “Mrs Kim”. Në versionin e saj, ai gjest ka qenë një reagim i ardhur pas një serie abuzimesh nga ana e bashkëshortit 4 vjet më të ri. “Ishte i dhunshëm me mua, më linte pas dore dhe nuk më jepte para për të jetuar”, – ka shpjeguar ajo para policisë. Dhe pastaj, rrëfimi: “Të gjitha paratë i përdorte për të luajtur golf”.

Fqinj dhe të njohur nuk janë në gjendje të konfirmojnë (por as përgënjeshtrojnë), atë që ka treguar “Mrs Kim”. Kush i njeh, flet për një çift në “marrëdhënie të mira”.

Ngjarja, sipas disa mediave, është akoma nën hetim për të qartësuar se çfarë ka ndodhur vërtet. Lajmi nuk ka humbur kohë: i publikuar në disa gazeta lokale, pak nga pak është bërë i ditur edhe në mediat sociale, duke u bërë thuajse menjëherë viral.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top