Connect with us

Hajduti futet në lokal, godet kamerierin dhe i merr xhiron ditore

Kuriozitete

Hajduti futet në lokal, godet kamerierin dhe i merr xhiron ditore

Hajduti futet në lokal, godet kamerierin dhe i merr xhiron ditore

Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku një person ka hyrë në një lokal dhe i ka marrë xhiron ditore një kamerieri.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë të re, tek Sheshi ‘Willson’, ndërsa mësohet se personi që ka kryer ngjarjen është i veshur me një xhup të zi.

Sipas dëshmive hajduti i cili mbante dhe një kapele në kokë, sapo ka hyrë në ambientet e lokalit ka goditur kamarierin dhe më pas i ka marrë lekët.

Mësohet se ai ka mundur të marrë komplet xhiron ditore të lokalit dhe më pas është larguar me vrap.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top