Connect with us

Hiqjani mikrofonin Edi Ramës

Kuriozitete

Hiqjani mikrofonin Edi Ramës

Hiqjani mikrofonin Edi Ramës

Nga Andi Bejtja

Pamë sot një skenë që nuk e kemi parë në asnjë vend të botës, në asnjë vit, në asnjë shekull, në asnjë epokë: Kryeministrin e një vendi që del përballë gazetarëve të kombit të vet duke i thënë haptas, që kam dalë të merrem me ju dhe i fyen, i poshtëron, i quan të paditur, injorante etj., etj., jo për 10 sekonda një apo dy minuta, po për minuta të tëra, madje duke u larguar, dukej qarte dhe i pangopur…

Nuk i mjafton që ka blerë pjesën dërrmuese të pronarëve të medias me njëmijë mënyra të drejtpërdrejta e të tërthorta, por don që të mendojnë si ai jo vetëm gazetaret e thjeshtë, por edhe operatorët edhe montazhierët, madje dhe shoferët e medias.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që gazetaria shqiptare ka problemet e veta, mund të ketë shumë më pak të ditur se Edi Rama, mund të ketë dhe shumë më të ditur e të shkolluar se ai: por një gjë jua u them me plot gojën: Me gjithë problemet, me gjithë padituritë, me gjithë kompromiset, madje dhe me faktin e shëmtuar se shpeshherë media ka qene dhe zgjatim i politikes, media shqiptare është me pak e qelbur dhe me profesionale se politika shqiptare.

E kemi parë kryeministrin tonë në studio televizive, me gazetarë të ndryshëm që i ka ofenduar po njësoj si sot, por akoma nuk e di t’i japë përgjigje pyetjes se cili është investimi me i madh në Shqipëri dhe nuk e thotë dot akoma sot e kësaj dit. E kemi parë nëpër samite të ndryshme kur ai tregonte barcaleta dhe kryeministri i Serbise merrte parâ për vendin e tij, etj., etj.

E kemi parë të shajë dhe të ofendojë këdo, jo vetëm gazetarët, por dhe opozitën dhe ish aleatët.

Të jeni të sigurtë se pak më vonë do të shajë dhe do të ofendojë edhe popullin me të cilin mendon se po bashkëqeveris tani.

Kurse, të vetmit që nuk ka share asnjëherë, janë të fortët dhe trafikantët.

Po nuk ka rëndësi, le të bëhemi pak amerikanë: Kryeministri po e mbron me thonjtë e lyer me baltë profesionin e tij, politikën. Gazetarë, mbroni profesionin tuaj gazetarinë: hiqjani mikrofonin Edi Ramës.

Shënim i autorit:

Një sqarim për ata që po më telefonojnë dhe më shkruajnë…

Pas statusit tim, ku i bëra thirrje publike gazetarëve të bojkotojnë Ramën pas ofendimeve dhe intimidimeve që u bëri publikisht, ka jo pak njerëz që më kanë marrë ne telefon dhe me kane shkruar se statusi im po ç’fokuson çështjen e ditës, që është çështja Tahiri, madje ka dhe nga ata qe shkojnë dhe me larg, duke aluduar se po i shërbej indirekt me dashje apo pa dashje Rames, qe sipas ketyre do te beje te harrohet tema e dites…

I kujtoj te gjithe dashamirëseve dhe jodashamirësve te mij, qe une nuk jam as strateg i ndonje partie poltike dhe as politikan…por thjesht gazetar dhe dua qe ata qe pretendojne ta mbajne kete emer te kene dinjitet dhe mos intimidohen rrugaçërisht… Kaq!

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top