Connect with us

Histori: A është gruaja ime k… Përgjigja e psikologes do ju lërë pa mend

Kuriozitete

Histori: A është gruaja ime k… Përgjigja e psikologes do ju lërë pa mend

Një i ri britanik i ka dërguar një letër psikologes pasi ka një hall shumë të madh dhe ende nuk e ka kuptuar nëse e tradhton gruaja apo jo, pavarësisht se e ka kapur disa herë me meshkuj të tjerë në shtëpi.
Letra e burrit
Dhjetë vjet më parë jam njohur me bashkëshorten time aktuale, e cila në atë periudhë kishte një tjetër histori dashurie, ishte e dashura e një burri të martuar. Nisëm të dalim bashkë, u dashuruam dhe më pas u martuam. Vitet e para kanë qenë të mrekullueshme, më pas vështirësia që kishim për t’u bërë me fëmijë e tronditi marrëdhënien tonë. E shihja që ajo largohej nga unë dhe afrohej dhe mendoja se kjo sjellje e çuditshme e saj vinte për shkak të dëshirës për të pasur një fëmijë, ose siç më thoshte ajo për të më dhuruar një fëmijë. Më në fund mbeti shtatzënë dhe pas nëntë muajsh lindi vajza jonë e parë. Më në fund sytë e bashkëshortes sime qeshnin përsëri, por përsëri e ndjeja larg.
Meqenëse nuk e kuptoja sjelljen e saj nisa të gërmoja më thellë dhe zbulova një mal me mesazhe midis asaj dhe dikujt që ajo frekuentonte përpara se të lidheshim bashkë. Në këto mesazhe ata flisnin për gjëra që kishin ndodhur dhe për fantazi të njëri-tjetrit. Ajo e kuptoi që unë kisha lexuar mesazhet dhe u nevrikos shumë duke më thënë se unë kisha thyer privatësinë e saj dhe se ato mesazhe ishin thjesht për lojë dhe se nuk do të më tradhtonte kurrë. U ndjeva shumë keq që kisha ndërhyrë kaq shumë dhe që kisha dyshuar tek ajo dhe i besova gjithçka që ajo më tha. Për një periudhë kohe arrita edhe të isha më i qetë, por më pas shihja përsëri që ajo afrohej dhe largohej përsëri me mua.
Nisa të hetoja përsëri dhe zbulova se ajo vazhdonte të shkëmbente mesazhe me të njëjtin person që kisha zbuluar më parë. I kërkova edhe këtë herë shpjegime për këto mesazhe dhe ajo më tha se ishin vetëm një lojë dhe se nuk duhet të mendoja kurrë për diçka më shumë dhe se nuk kishte dëshirë që të fliste për këtë histori.
Por ndërsa një ditë po kthehesha nga puna e kapa gruan time me dy burra të tjerë në shtëpi, i kërkova menjëherë llogari se çfarë po bënte, dhe ajo duke qeshur më tha, nuk të kam tradhtuar thjeshtë janë dy miqtë e mi të vjetër të cilit donin ti këshilloja. Pyetja ime për ju është, a më tradhton gruaja? Ju lutem më ndihmoni.
Përgjigja e psikologes:
Zotëri pa dashur tu fyej, por më duket se paskeni probleme të shumta me veten tuaj. Nëse ata dy meshkuj do të ishin vërtetë miqtë e gruas tuaj, çfarë kërkonin në dhomën tuaj të gjumit? Gjithsesi nëse ju jeni të bindur tek bensikria e gruas tuaj, mos u habisni kur rrethi i miqve të saj në dhomën tuaj të gjumit të vijë në rritje.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top