Connect with us

Histori përrallash/ Gjen mesazhin në shishe tek Gjiri i Lalzit

Kuriozitete

Histori përrallash/ Gjen mesazhin në shishe tek Gjiri i Lalzit

Legjendat e shisheve të gjetura në det, të cilat mbartin një shënim brenda tyre, daton prej kohësh të largëta kur njerëzimi nuk kishte metodat e sotme të komunikimit.

Më së shumti shishet me mesazhe hidheshin në det nga të dashuruarit, ku si për të shpërfaqur ndjenjat e fshehta i hidhnin në det dhe dikush do i lexonte ndonjëherë historitë e tyre. Kështu, të gjesh sot një shishe me mesazh brenda saj në ujërat e detit është diçka intriguese.

Një qytetare ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Isha në bregdet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit” dhe më zuri syri një shishe të vogël dhe të mbyllur mirë. E mora, edhe pse u bëra qull nga dallgët, por kur e hapa ia vlente çiltërsia e fjalëve të letrës brenda shishes së qelqit”, u shpreh qytetarja.

Unë jam Noel Sokoli, jam 6 vjeç dhe kush e gjen këtë letër do të ketë një fat të mbarë”, shkruan Noeli në letër.

Qytetarja që ka gjetur letrën tregon që ajo ishte hedhur në det që prej datës 19 mars 2017, rreth orës 11 të një të diele. Ajo tregon që gjithashtu kishte telefonuar numrin e lënë në letër.

E mora Noelin në telefon sot dhe m’u përgjigj motra e tij, sepse Noeli ishte në orar mësimi, duke qenë se ndjek klasën e parë. Ishte një emocion për mua të flisja me dikë të panjohur, por nuk rrija dot pa i përshëndetur dhe motra e Noelit më përcolli shumë pozitivitet dhe harmoni në më pak se 2 minuta bisedë. Hidhni sa më shumë mesazhe në det, sepse dikush do i lexojë, nëse jo pas muajsh, pa diskutim që ndoshta pas shumë vitesh do gjenden”, përfundon qytetarja për JOQ.al

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top