Historiani nxjerr fotot: Kjo është shtëpia e re e Ramës në Dhërmi, po përfundohet ngjitur me Kishën e Shën Thanasit

Historiani Arben Llalla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar fotografitë e një shtëpie në Dhërmi dhe shprehet i bindur se është shtëpia e re e kryeministrit Edi Rama.

Krahas fotove ai ka shkruar:

Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës në Dhërmi të Himarës, që po përfundohet ngjitur me Kishën e Shën Thanasit.”
Nuk ka asgjë të keqe që dikush të ndërtojë një shtëpi, por duke ditur se sa kushton një copë tokë në Dhërmi, lindin shumë pyetje.

Kujtojmë këtu se vetëm disa vite më parë kryeministri Edi Rama deklaronte se jetonte me qira dhe befas ndërtoi shtëpinë e tij në Surrel, e cila përflitet se ka kushtuar miliona lekë.

Atëherë, ai tha se paratë i kishte mbledhur nga shitja e librit të tij “Kurban”. Komentet ju takojnë juve.