Historike, Ismail Kadare fiton “Nobelin” amerikan

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020, i cilësuar edhe si “American Nobel” me një vlerë prej 50000 dollarësh. Kadare ishte përzgjedhur si një prej nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkuronin për këtë çmim.

Çmimi akordohet nga “World Literature Today”, e cila është revista e Universitetit të Oklahamas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare.

“Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Kujtojmë se Kadare ishte pretend për Nobelin në Letërsi, por çmimi iu akordua mbështetësit të Millosheviçit, Peter Handke.

Ismail Kadare është poet dhe prozator, dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin.