Horoskopi ditor, e shtunë 23 nëntor 2019

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 23 nëntor 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje, të cilët duhet të veprojnë me diplomaci. Ka shumë mundësi që disa nga mënyrat tuaja të të menduarit dhe ndjenjat, të mos përputhen me ata që keni pranë.

Demi

Kjo fundjavë do të sjellë zhvillime të rëndësishme. Janë ditë të cilat i prijnë një dhjetori të mbarë, gjatë të cilave do të çoni përpara projekte të rëndësishme për shtëpinë dhe lidhur me ndjenjat.

Binjakët

Pas disa ditëve mjaft të tensionuara, gjatë kësaj të shtune do të ndiheni disi të lehtësuar, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Edhe pritshmëritë në punë, do të jenë mjaft pozitive.

Gaforrja

Lini mënjanë çdo ngarkesë dhe vijojeni fundjavën sipas rutinës suaj, duke bërë ato gjëra që kanë vërtetë rëndësi. Edhe pse mund t’iu kushtojë, duhet ta bëni patjetër.

Luani

Kjo fundjavë do të jetë shumë e mirë, duke prirë një javë pozitive. Konfirmime të rëndësishme do të keni në dashuri, të cilat do ju prijnë takimeve të rëndësishme.

Virgjëresha

E shtuna është mjaft e rëndësishme sa i takon dashurisë. Lini mënjanë ndrojtjen dhe guxoni mbi gjithë çfarë doni. Njerëzit që keni pranë ju duan, ndaj duhet që t’ua ktheni.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim të rëndësishëm tek të lindurit e kësaj shenje, pas problemeve që keni pasur me pabesitë, dyshimet dhe pasuritë. Ka ardhur koha për marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe do ju duhet të zgjidhni të duhurit dhe ata që do të mbani larg.

Akrepi

Ju pret një fundjavë e rëndësishme, ose thuajse një pikë kthese. Mendimi për paratë dhe shtëpinë, do ju sjellë një lodhje të madhe, ndërkohë që tashmë do i shikoni gjërat me më shummë qetësi.

Shigjetari

Parashikohen kryqëzime të rëndësishme me të lindurit e shenjës së peshores, dashit dhe luanit. Megjithatë do të ndiheni edhe disi të rënduar për shkak të ndjenjës së fajit.

Bricjapi

Dita do të nisë me një ndjesi të re, ndonëse mund të ketë rënie. Megjithatë ekzistojnë rreziqe për gjithë ato çifte që pëlqejnë të bëjnë kaos, shkruan noa.al.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë mjaft e qetë. Parashikohen takime mjaft të favorshme me njerëzit e zemrës, si dhe disa aktivitete premtuese. Po ashtu parashikohet çuarja përpara e projekteve të reja.

Peshqit

Do të ndiheni të lirë dhe të mbushur me gëzim. Pasioni është mjaft i favorizuar, ndonëse do të ndiheni tejet të ndjeshëm. Bëni kujdes ndaj dikujt nga e kaluara që mund t’iu afrohet. /a.y/noa.al/